Gashi është ‘Këpuca e Artë’ e Zvicrës

Shkëlzen Gashi është pësëri shënuesi më i mirë i Superligës në Zvicër. Sulmuesi i Basel e mbylli ndeshjen e fundit të kampionatit pa shënuar, por gjithësesi atij i kanë mjaftuar 22 gola për të marrë çmimin e veçantë.

26-vjeçari është kthyer në një makineri golash që nuk të lë në baltë. Në këtë sezon ka një mesatare 1 gol në më pak se 100 minuta. Ky është sezoni i dytë radhazi që Shkëlzen Gashi fiton këtë çmim për të dytin vit radhazi duke u konfirmuar shënuesi më i mirë shqiptar në kampionatet e huaj. (Sportal)