Gashi e fiton këtë çmim

Shkëlzen Gashi ka marrë çmimin e shënuesit më të mirë të sezonit të kaluar. Sulmuesit shqiptar të Bazelit i është dorëzuar ky vlerësim para takimit të kampionatit me Vaduzin. Gashi shënoi 22 gola në kampionatin e kaluar, transmeton sportal.al.

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe si shënuesi më i mirë i sezonit 2013-2015! Faleminderit për mbështetjen dhe ishte diçka e bukur të nisësh sezonin e ri me fitore” – ka shkuar Shkëlzen Gashi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

26-vjeçari është shpallur dy herë radhazi shënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës. Një sezon më parë Shkëlzen Gashi fitoi këtë çmim duke luajtur për Grasshopersin duke realizuar 19 gola.

ga