Garuesja nga Kosova kualifikohet në çerekfinale

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Në ditën e tretë të këtij Grand Slami, Loriana Kuka deri më tani ka arritur t’i fitojë dy luftëra për të mbajtur gjallë shpresat për medaljen e dytë, pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi.

Kuka në luftën e parë mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Yuldasheva Nodira, ndërsa në luftën e dytë arriti fitore ndaj xhudistes nga Kina, Feo Chen.

Kuka në të dyja luftërat arriti të fitonte me Ippon.

Kujtojmë se xhudistia Kuka numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogramë, po ashtu ajo arriti t’i fitojë edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.

Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale