Garcia: Nesër takim emergjent me futbollistët

Tensione te Roma. Pas barazimit 1:1 në shtëpi ndaj Atalantas, trajneri Rudi Garcia ka paralajmëruar nesër një takim emergjent me futbollistët, ku mund të pritet absolutisht gjithçka.

“Sot nuk pati asgjë të mirë. Ne luajtëm keq, Atalanta luajti dobët dhe referët gjykuan keq. Kështu nuk vazhdohet. Do të flas nesër me futbollistët dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë” , ka thënë Garcia.

Rezultatet negative kanë bërë që Roma ta rrezikojë edhe pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Olle