Gani Sejdiu: U desh ta fitojmë ndeshjen

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Gjilanit (1:1), por ai është shprehur se ekipi i tij ka mundur ta fitojë edhe tërë ndeshjen, sidomos në pjesëlojën e dytë, kur patën raste më shumë.

“Është një barazim real, por në bazë të rendimentit në fushë dhe rasteve është dashur ta fitojmë takimin. Në këso kryendeshje duhet të jemi të kënaqur edhe me një pikë të importuar“, pohoi Sejdiu.

“Në momentin kur e kishim lojën nën kontroll pësuam gol aksidental e kundërshtari pati ngritje në moral. Me disa ndryshime që bëmë në pjesën e dytë lojës i dhamë tjetër kahe, barazuam me kohë dhe patëm kohë edhe për shënuar e njëkohësisht edhe për të pësuar. Nëse bëjmë një analizë gjenerale, barazimi është real”, përfundoi Sejdiu.