Gani Sejdiu: Këta lojtarë të Kosovës janë të lazdëruar

Gani Sejdiu kritikon disa prej lojtarëve të Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar thotë se disa lojtarë të Përfaqësueses janë të lazdëruar.

“Disa lojtarë që luajnë në klube të huaja janë të lazdëruar. Ata duhet të kenë më shumë përgjegjësi për Përfaqësuesen e jo vetëm për klubin”, tha Sejdiu në emisionin “SportsShow” në Klan Kosova, raporton “GazetaOlle.com”.

Ai merr shembull Donis Avdijajn që u largua nga grumbullimi pasi kuptoi se nuk është titullar ndaj Ukrainës.

“Donisi veproi shumë keq, bëri gjest të ulët duke u largua pasi nuk ishte në formacion. Në këtë rast Bunjaku u tregua profesionist duke fshehur rastin, pasi problemet e brendshme nuk duhet të dalin jashtë”, shtoi Sejdiu.

avdijaj 1

Islandë – Kosovë luhet nesër (e hënë) nga ora 20:45.

received_10156001522748641

received_10156001522243641