Gani Sejdiu ka disa fjalë për ‘finalen’ me Besën

 Feronikeli të dielën udhëton në Pejë, ku e pret Besa, kandidati i vetëm i mbetur në garë për titull bashkë me skuadrën nga Drenasi.

Të dyja këto ekipe, do të luajnë finalen e radhës në ‘Shahin Haxhiislami’.

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, thotë se në Pejë udhëtojnë me të gjitha forcat për të fituar takimin.

“Është e vërtetë që edhe një pikë na ndanë. Kemi një kreditë të madh, duhet të jemi të kujdesshëm, në futboll mund të ndodh gjithçka, sidoqoftë mendoj që jemi shumë afër dhe kjo nuk diskutohet. I kemi të gjitha këto opsione që ekzistojnë për tu shpallur kampion. Përgatitja jonë është të nxjerrim maksimumin, do të shkojmë me të gjitha forcat. Do të jetë jashtëzakonisht vështirë. Ekipi është pavarësisht atij shokut që e përjetoi me rregulloren, në këto dy stërvitjet e fundit që i kemi pasur, kemi punuar shumë, dhe nuk do të kalkulojmë, prandaj hyjmë me të gjitha forcat të fitojmë”, shtoi ai.

Këtë herë, Sejdiu ka analizuar mirë rregulloren, dhe e dinë se cili rezultat e bënë kampion, e cila ia shtyn sërish festën.

Feronikeli vetëm nëse humb me dy gola epërsi, i shtyhet festa. Në të kundërtën, rezultati 2:1 për Besën e bënë kampion, kurse 1:0 për pejanët, ia shtyn festën, por vetëm nëse do të humbnin nga Prishtina, e Besa të fitonte në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, do të ndodhte që këto dy skuadra të luanin një takim mes vete.

“Edhe golat si mysafir janë të njëjtë, nëse humbim me Prishtinën, atëherë luhet suplementarja.

Nuk besoj se do të vije deri tek ajo fare”.

Sejdiu tha se ky përfundim i tillë, është i mirë për futbollin. “Është përfundimi më i mirë që i ndodh futbollit të Kosovës. Do të jetë takim jashtëzakonisht cilësor, shpresoj se edhe lojtarët e të dy ekipeve do të sillen me kulturë sportive, t’i kryejnë vetëm ato detyrat sportive dhe të mos dalin jashtë sportivitetit. Duhet me përmbyll këtë kampionat në Pejë me lanë një mesazh, dhe një përfundim siç i ka hije futbollit”, përfundoi Sejdiu prononcimin e tij për Radio Kosovën. (Gazeta Olle).