Galatasaray, i bronztë me Majlindën dhe Norën

Galatasaray e ka fituar medaljen e bronztë në Golden League, respektivisht Kampionati Evropian i klubeve.

Në suksesin e klubit turk kanë kontribuuar edhe dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të cilat janë huazuar tek klubi nga Stambolli nga Ipponi i Pejës, ndërsa ato kanë marrë instruksione edhe nga trajneri Driton Kuka.

Kjo është hera e katërt që Majlinda dhe Nora e përfaqësojnë Galatasarayn, i cili me to një herë është shpallur kampion Evropë, duke e fituar këtë kompeticion, i njëjtë si Liga e Kampionëve në futboll.

Pa dyshim, xhudistet kosovare do të shpërblehen për kontributin e tyre, pasi i fituan duelet përkatëse. “Golden League – Grozni me ekipin e Galatës medalje e bronztë Majlinda e Nora edhe kësaj radhe kontribuuan për këtë sukses”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Loading...