Galatasaray fton skuadrën kosovare

Klubi i Rilindjes do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të mbahet në Turqi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Olle kryetari i klubit, Fadil Gashi.

Rilindja do të udhëtojë me gjeneratat U-11 dhe U-12.

Gashi ka potencuar që pjesëmarrjen ekipit kosovar në këtë turne ia mundësoi gjiganti turk, Galatasaray.

Ai ka premtuar më të mirën, në mënyrë që futbolli kosovar të prezantohet denjësisht. /Gazeta Olle/