Galatasaray e ka një lajm shumë të keq për legjendën e futbollit nga Prishtina (FOTO)

Legjenda turke e futbollit, Hakan Sukur (me origjinë nga Prishtina) dhe Arif Erdem kanë status legjende në klubin turk të futbollit Galatasaray.

Së bashku kanë kryer qindra ndeshje me ekipin nga Stambolli. Në vitin 2000 ata udhëhoqën klubin drejt historisë duke fituar Kupën Uefa të atëhershme.

Megjithatë, që prej ditës së hënë ata nuk do të jenë më pjesëtarë të klubit pasi Galatasaray i ka përjashtuar.

Kjo u bë e njohur në faqen zyrtare të klubit. Megjithëse javën e kaluar u vendos që Sukur dhe Erdem mund që qëndronin pasi kështu u votua nga pjesëtarët e bordit, ministri i sportit ishte kundër këtij vendimi për arsye politike, pasi që futbollistët mbështeten puçin kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Presioni i ministrit bëri që Galatasaray të korrigjojë vendimin dhe të largojë ish-yjet e ekipit.

Galatasaray i bindet ministrit të Erdoganit, përjashton legjendat e klubit (Foto)