Gafa e FFK-së: Ligën e Dytë e nis në mes të verës

Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë një gabim jo të vogël në publikimin e datave për fillimin e edicionit të ri.

Kështu, në njoftimin e FFK-së shkruan që Liga e Dytë nisë më 5 korrik 2015, në vend se të shkruhej më 5 shtator.

Ky nuk është gabimi i vetëm në komunikatë, pasi që aty ka pafund gabime drejtshkrimore, që tashmë janë bërë histori e pandarë me njoftimet e atij që quhet institucioni më i lart i futbollit kosovar. /Olle

cats