Gafa e ditës në ndeshjen Kosovë-Maqedoni: Gjyqtarët me fanella krejtësisht të njëjta me skuadrën mysafire!

Ekipi i vashave të Kosovës ka mundur Maqedoninë e Veriut në një miqësore të zhvilluar në Gjakovë.

Sfida u mbyll 3:1 për ekipin e verdhë, përcjellë Gazeta Olle. Mysafiret nga Maqedonia luajtën me fanella të kuqe në këtë sfidë.

E të njëjta i kishin edhe gjyqtarët e këtij takimi, në krye me gjakovarin Kreshnik Vula.

Kjo është një shkelje e rregullores, sepse ajo nuk lejon që ndonjë ekip, portierët, rezervistët apo edhe trajnerët, të kenë veshje me ngjyrë të ngjashme me gjyqtarët.

Kosova – Maqedonia e Veriut 3:1

Stadiumi i qytetit Gjakovë.

Gjyqtarë: K. Vula, B. Këpuska, T. Haxhimustafa e B. Mullazenuni.

Shënuese: Uka(21), Limani(30) e Reçica(90+1) për Kos. e Dimovska(78) për Maq.

K.V.Uka e Kos e Dimovska e Maq.

Kosova: Leci, Shala, A. Syla(Reçica), Berisha, Biçkaj(Tahiri), B. Shala, Uka(Bajra), Ejupi(Hiseni), Kryeziu, L. Syla e Limani(Rexhepi).

Maqedonia V.: Lekoska, Angelovska, Krstanovska, Chubrinoska, Dervishi (Sherifi), Ristovska, Maksuti, Mustafa, Gjorgjovska(Dimovska), Jakovski e Joshevska (Nikoovska). /Gazeta Olle/