Gabim i tmerrshëm në mbrojtje, ndëshkohet Arsenali

Watford e ka ngushtuar epërsinë kundër Arsenalit. Cleverley shënoi për 1-2.

Watfordi e ka ngushtuar epërsinë kundër Arsenalit në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Vicarage Road”, në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë, raporton Express.

Goli i vendasve erdhi në minutën e 54’, pas një gabimi të mbrojtësit të Arsenalit, Sokratis.

Tom Cleverley, ish-mesfushori i Manchester United e shfrytëzoi këtë gabim duke shënuar për vendasit, për ta bërë më interesant këtë ndeshje.