Futsall: Kosovë-Turqi, rezultat i pabesueshëm

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall nuk ka të ndalur.

 

Kosova në ndeshjen e dytë e shkatërroi në tërësi Kombëtaren e Turqisë, me rezultat 7:0.

Golat për Kosovën i shënuan Ramadan Alaj (2), Vahid Krasniqi (2) dhe nga një gol, Agon Rexha, Ron Radoniqi dhe Oso Gjinovci, përcjellë “Lajmi.net”.

Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje, ndaj Turqisë dhe Finlandës.

Ndeshjet po zhvillohen në kuadër të një turneu në Kroaci.