Futbollistit kyç i Hajvalisë, i këputet ëndrra

Pas e shkroi historinë me Llamkos Kosovën, duke e fituar për herë të parë në histori të këtij klubi titullin e kampionit, erdhi me shumë dëshirë te Hajvalia për ta shkruar një tjetër histori, që edhe ekipin nga paralagjia e Prishtinës për herë të parë, ta shpall kampion.

Ëndrra e dytë iu këput në gjysmë. Fjala është për mesfushorin Leart Emini, i cili megjithatë ka merita për sukseset e Hajvalisë, e cila pranverën do ta nis nga pozita e dytë. “Learti është lënduar në ligamentin kryqëzor edhe do ta humb edicionin. Është një lajm shumë i keq për skuadrën tonë. Learti është lënduar në ndeshje miqësore me 2 Korrikun, sikur me qëllim nga një lojtar i 2 Korrikut”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, trajneri i hajvaliasve, Ismet Munishi.

Loading...