Futbollisti shqiptar nënshkruan kontratë në aeroplan (FOTO)

 Pas kryerjes së fazës përgatitore në Austri, drejtuesit e klubit të Skënderbeut janë bindur se i kanë të nevojshme shërbimet dhe përvojën e qendërmbrojtësit Tefik Osmani, ndaj edhe kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën me të për sezonin e ardhshëm.

Dhe, ashtu siç kishte premtuar më parë, presidenti Takaj dhe mbrojtësi Osmani e kanë firmosur kontratën për sezonin e ardhshëm në avion, në lartësinë mbi 5000 metra, gjatë rrugës në kthim nga Austria për në Shqipëri, shkruan Sportal.

“Nuk jam numri 1 në botë për futboll, por jam i pari në botë që firmos në avion”, ka shkruar në faqen e tij në internet, mbrojtësi korçar Tefik Osmani, duke e përjetësuar këtë episod edhe në foton në fjalë.

tefik osmani