Mërgim Mavraj ishte titullar në sfidën që Ingolstadi luante në udhëtim ndaj Greuther Furthit, një nga ish-ekipet e tij në Gjermani, ku luajti për 90 minuta të plota.
Prezenca e kapitenit të Kombëtares ka rezultuar me fat për Ingolstadin, pasi ekipi që është në luftë për mbijetesë, fitoi me shifrat 0:1, dhe tashmë shkon në vendin e parafundit, me 13 pikë, dhe shpreson për të mos rënë nga kategoria, transmeton Gazeta Olle.
Shqiptari ishte protagonist në minutën e 72-të, ku fitoi penalltinë pasi Caligury e pengoi brenda zone, gjatë një goditje këndi.
Penalltinë e shndërroi në gol më pas Lezcano. Mavraj, bashkë me Christian Trash ishin nga më të mirët në fushë, sipas mediave gjermane.