Futbollisti serb befason me fjalët për shqiptarët e Zvicrës

Zvicra e pesë futbollistëve shqiptarë do të përballet me Serbinë, në shortin për Kampionatin Botëror Rusi 2018.

Krahas tyre, në grupi janë edhe Brazili e Kosta Rika.

I paknaqur me këtë short është shprehur futbollisti serb, Nikola Lazetic.

“Më vjen keq që do të përballemi me Zvicrën, sepse aty luajnë shumë shqiptarë. Do të jetë takim i vështirë për neve që të luajmë kundër tyre, por shpresoj se do të fitojmë”, u shpreh Lazetic.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi luajnë për Zvicrën, shkruan “Newssport.al”.

zvicra zvicra