Futbollisti nga Kosova vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon gol mjeshtëror nga penalltia

Kastriot Imeri ka vazhduar me formën e mirë në futbollin zviceran.

19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili luan te Servette, ka shënuar një gol në ndeshjen ndaj Baselit, shkruan Zëri.info.

Futbollisti shqiptar ka realizuar në minutën e 79-të nga pika e bardhë ndaj Baselit.

Me mjeshtëri të rrallë, Imeri ia doli që me mjaft lehtësi të shënojë në portën e Baselit.

Ndryshe, ai është paraqitur në 15 ndeshje me Servetten në të gjitha garat këtë edicion.