Futbollisti nga Kosova shkëlqen në fanellën e Bayernit, shënon dy gola

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Leon Dajaku ka shkëlqyer në fanellën e Bayen Munchen II.

Në takimin e zhvilluar sot që Bayerni e luajti ndaj, Eintracht Braunschweig, sulmuesi Dajaku shënoi dy gola.

18 vjeçari arriti të shënoi gola në minutat 15 dhe 90 për fitoren e skuadrës së tij, 2-0.

Bayern Munchen II luan në ligën e tretë gjermane, kurse pjesë e kësaj lige me skuadrat e tyre janë edhe futbollistët kosovar si Valmir Sulejmani, Valdet Rama e Albert Bunjaku.

Kujtojmë se Dajaku luan për Gjermanin U18 dhe në të ardhmen mund ta shohim në fanellën e Kosovës./GazetaOlle