Futbollisti nga Kosova po shkëlqen te PSG: Shënoi dy gola në ndeshjen e fundit

Mërgim Ramadani është futbollisti tjetër nga Kosova që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

16-vjeçari i talentuar është duke bërë paraqitje senzacionale me grupmoshat e reja të Paris Saint-Germain, derisa pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit ofanziv, shkruan Zëri.info.

Mërgimi gjuan me këmbën e majtë, derisa njihet edhe për teknikën e jashtëzakonshme dhe krosimet e përsosura.

Në Paris Saint-Germain, djaloshi i talentuar nga Kosova luan për grupmoshat U-17, derisa dje në një ndeshje, fitoi 3:0 me bashkëlojtarët e tij.

Image

Mërgimi shënoi dy gola – në minutat ’68 dhe ’73’ – teksa skuadra e tij është lidere në kampionatin përkatës.

Ndryshe, futbollisti në fjalë duke u bazuar në potencialin dhe vizionin e tij në fushën e gjelbër krahasohet me fantazistin spanjoll të Real Madridit Isco Alcaron.

Sa i përket nivelit ndërkombëtar, Mërgim Ramadani ende nuk ka vendosur se cilën Përfaqësuese ta përfaqësojë – derisa bëhet e ditur se Kosova është opsioni i tij i parë.

Image