Futbollisti nga Kosova largohet nga Kukësi

Futbollisti kosovar, Bujar Idrizi edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Kukësit gjatë sezonit të ri.

Mbrojtësi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga klubi shqiptar.

Ish-lojtari i Llapit në një intervistë për IndeksOnline, thotë se ka shumë oferta nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, por ende nuk ka vendosur se ku të shkoj.

“Kam oferta nga Shqipëria dhe Kosova. Ende nuk kam vendosur, njëherë duhet t’i shikoj ofertat”, ka thënë mbrojtësi kosovar.

Ai e ka falënderuar Besar Musolli.