Futbollisti nga Kosova i Skënderbeut: Nëse shënoj gol në Beograd, festojë me shqiponjë

Mesfushori nga Kosova, Saud Sahiti, ka lindur në Beograd dhe është rritur në Prishtinë transmeton GazetaOlle.com.

Sahiti në një intervistë për Supersport ka thënë se ndeshja e sotme në mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, do të jetë speciale. “Kam lindur në Beograd dhe kam jetuar disa vite. Pas luftës në Kosovë, së bashku me familjen time kemi ardhur në Prishtinë për të jetuar”, theksoi Suad Sahiti.

Image may contain: 3 people, people smiling, stadium, grass and outdoor

Ai ndeshjen e sotme që nis nga ora 19:00 pritet që ta nis nga banka rezervë.

Por, nëse shënon, Sahiti premton se do të festojë me simbolin që i bashkon të gjithë shqiptarët. “Pse jo, do të festojë me shqiponjë nëse shënojë. Do të ishte mrekulli”, tha ndër të tjera Suad Sahiti.

Për dallim nga Suadi, Bajram Jashanica dhe Enis Gavazaj janë kosovarët që do të luajnë nga fillimi për Skënderbeun

Ai ka bërë karrierë në disa skuadra të Kosovës, në Rabotniçki të Maqedonisë derisa ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të klubit francez Olimpique Marseille. /Gazeta Olle/

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor Image may contain: 1 person, playing a sport