Futbollisti malazez: Shkojmë për fitore, nuk duam të jemi të fundit në grup

Futbollisti malazez, Nikola Vukcevic thotë se ka ardhur koha që Mali i Zi ta shijojë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2020. Malazezët do të luajnë nesër mbrëma me Bullgarinë dhe të hënën që vjen kundër Kosovës

Mali i Zi është mjaft i motivuar para ndesheve të tetorit, shkruan Gazeta Express.

Malazezët janë në kërkim të fitores së parë në fazën kualifikuese të Euro 2020 pas dy barazimeve dhe tri humbjeve në pesë ndeshjet e para.

Ata do të luajnë me Bullgarinë në Podgoricë nesër mbrëma dhe më pas të hënën që vjen kundër Kosovës në Prishtinë.

Optimist për ndeshjet e tetorit shprehet futbollisti Nikola Vukcevic, i cili ishte prezent në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Faruk Hadribegic.

Ai insiston se ka është koha e duhur që Mali i Zi ta shijojë fitoren e parë.

“I kemi përpara dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne, për shkak të Kombëtares, tifozëve dhe Federatës së Futbollit. Për të gjithë ne është nder i madh ta veshim këtë fanellë dhe duhet ta bëjmë më të mirën, si në ndeshje me Bullgarinë ashtu edhe ndaj Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që të jemi të fundit në grup”, u shpreh mesfushori malazez.

Nga ana tjetër, motivi edhe më i madh është tek Përfaqësuesja e Kosovës, e cila është ende në garë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.

“Dardanët” kanë 8 pikë dhe e zënë vendin e dytë në Grupin A, një më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.