Futbollisti kuqezi u dënua me 3 ndeshje nga UEFA, pse e fshehu FSHF-ja

Mërgim Mavraj pati një episod në takimin e humbur 4-0 ndaj Skocisë, ku goditi me kokë kundërshtarin Rayan Christi dhe u largua me të kuq që në pjesën e parë.

Megjithatë ky gjest i ka kushtuar rëndë kapitenin të Kombëtares shqiptare, transmeton Gazeta Olle.

UEFA e ka dënuar atë me 3 ndeshje pezullim. Lajmi është konfirmuar gjatë intervistës së djeshme nga vetë Panucci, pasi më parë nuk është bërë publike.

“Vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohet, por për të nuk duhet të mendojmë tani është i diskualifikuar për tre ndeshje. I uroj që të jetë mirë dhe të mbaj formën, për të ardhmen të shohim”, ishin fjalët e Panuccit duket konfirmuar se nuk do ta kishte të gatshëm qendërmbrojtësin.