Futbollisti kryesor i Shkëndijës pritet të dënohet nga 5 deri në 15 ndeshje, arsyeja e kacafytjes me gjyqtar

Agim Ibraimi, i cili udhëhoqi Shkëndijën në ndeshjet europiane të këtij sezoni, duke shënuar të gjithë 4 golat për skuadrën “kuqezi”, ende është në pritje të sanksionimit nga ana e UEFA-s, për shkak sjelljes së tij të pahijshme në ndeshjen e fundit kundër Dudelanzh, në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa.

Numri 10-të i Shkëndijës duke mos mundur të mbajë nervat, fare në fund të takimit pati një zënkë me arbitrin kryesor Grifit, i cili pa menduar shumë e ndëshkoi me të kuq futbollistin tetovar.

Sipas rregullave të UEFA-s, që janë shumë rigoroze për ngjarje të këtilla, si kjo e Ibraimit, ky i fundit rrezikon një dënim nga 5 deri në 15 ndeshje. Mirëpo saktë në sa ndeshje europiane Agim Ibraimi nuk do të ketë të drejtë loje, një gjë të tillë do të mësojmë me datë 22 gusht.

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pak

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pakSi do e komentoni veprimin e Agim Ibraimit fare ne fund te takimit?

Gepostet von infosport.mk am Dienstag, 30. Juli 2019

Përveç kësaj Ibraimi mund të dënohet shtesë, në rast se ka përdorur fjalë vullgare ndaj arbitrit në momentin e incidentit, ndërsa gjithashtu mund të dënohet edhe me të holla.

Dënimi nga ana e UEFA-s mund të jetë vetëm për ndeshjet europiane, mirëpo nëse institucioni më i lartë europian i futbollit konsideron se sulmi i Ibraimit është serioz, atëherë futbollisti i Shkëndijës mund të suspendohet në tërësi nga futbolli për një periudhë të caktuar, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë pikërisht Ibraimi në atë ndeshje kishte shënuar golin e barazimit ndaj Dudelanzh (1:1), skuadër kjo që megjithatë vazhdoi garat më tej, kjo për shkak fitores (2:1) në ndeshjen e parë në Shkup.