Futbollisti kosovar që luan në Shqipëri këputë tendinën, humb gjithë sezonin

Lajm i hidhur për Kukësin në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shakhtar Karagandit. Bëhet fjalë për portierin e dytë Faton Maloku.

Gardiani i portës verilindore, ka mësuar ditën e sotme shkallën e dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Bashakshehirit, teksa kemi të bëjmë me këputje të tendinës.

Një dëmtim serioz, që kërkon një kohë të gjatë për t’u riaftësuar.

Maloku pritet të qëndrojë 4-6 muaj jashtë fushave të blerta, teksa drejtuesve verilindor i lind nevoja të kërkojnë një portier tjetër.

Për momentin, në dispozicion të trajnerit Cungu janë Stivi Frashëri dhe portieri i ri Jetmir Basha që aktivizohet me ekipin B.