Futbollisti kosovar provohet në Turqi

Ish-mesfushori i Kamzës, Arbër Basha po bëhet gati për një tjetër aventurë Europiane në një periudhe mjaft të shkurtër.

Pas largimit nga skuadra e Superiores, 20-vjeçari u transferua te Trans Narva në kampionatin estonez, ndërkohë ditët e fundit po i nënshtrohet një prove disa ditore te skuadra e Boluspor në kampionatin turk.

Falë paraqitjeve pozitive në Estoni, Basha që luajti edhe për Vllazninë e Pozheranit arriti të siguronte dhe ftesën me Kombëtaren shpresa në eliminatoret e kësaj grupmoshe. Kujtojmë që te skuadra e Bolusporit, sezonin e kaluar u aktivizua dhe mbrojtësi shqiptar Renato Arapi i cili më pas kaloi te Afjonspor.

Në rast kalimit të testit me sukses, mesfushori shqiptar pritet të firmosë një kontratë afatgjate me skuadrën që mban vendin e dytë në kategorinë e dytë turke.