Futbollisti kosovar: Më tradhëtoi menaxheri, mbeta në Shqipëri

Futbolli po vazhdon të jetë i pezulluar edhe në Shqipëri si rezultat i përhapjesë së madhe të koronavirusit.

Ndërsa, futbollisti kosovar që luan në Kategori Superiore, Vesel Limaj për Supersport ka rrëfyer aventurën e tij në Shqipëri ku tregon se është gënjyer nga menaxheri i tij, përcjellë Gazeta OLLE.

Limaj, është pyetur se për cilën kombëtare do të donte të luante, por ai dha një përgjigje shumë diplomatike.

“Si erdha në Shqipëri? Po është një histori shumë e gjatë. Unë e kam nisur karrierën time te Berlini dhe aty e kuptova se kisha të ardhme në futboll. Pastaj kam kaluar te Kotbusi dhe përfundova te Hamburgu. Aty nuk kisha shumë minuta dhe hapësira, për këtë arsye duhej të mbërrija te Horni në Austri.

Ishte një kalim shumë i rrezikshëm, sepse skuadra ishte në vendin e parafundit kur shkova unë atje dhe më pas ramë nga kategoria. Në atë moment menaxheri më tha se kemi një ofertë nga Jordania. Por në fillim duhej që të stërvitesha në Ballsh. Më tradhëtoi dhe unë ngela aty, megjithatë nuk jam penduar. Dua të shkoj në një kampionat më të fortë tani. Shqipëria apo Kosova? Nuk ka rëndësi, ne jemi një, dua të luaj për një Kombëtare”, tha Limaj.