Futbollisti kosovar debuton në Kategorinë Superiore

Futbollisti kosovar, Leonat Vitija ka debutuar te Skënderbeu i Korçës.

Vitija në takimin që po zhvillohet, Laçi – Skënderbeu është inkuadruar në ndeshje në pjesën e dytë në vend të ish-sulmuesit të Superligës së Kosovës, Otto John, raporton Gazeta Olle.

19 vjeçari është transferuar këtë verë në Shqipëri, pas paraqitjeve të mira edicionin e fundit te skuadra e KEK-ut.

Gjithashtu futbollisti i talentuar është pjesë e Kosovës U21, nënudhëheqjen e Rafet Prekazit.