Futbollisti Kampion i bashkohet Llapit në stërvitje

Skuadra e Llapit ka filluar fazën përgatitore gjatë kësaj jave.

Llapi edhe këtë vit me shumë përforcime synon daljen në Evropë, raporton GazetaOlle.com.

Në skuadrën që e drejton Tahir Batatina tashmë stërvitjet i ka filluar edhe sulmuesi i njohur, Labinot Osmani.

Ky i fundit ende nuk është prezantuar në fanellën e ‘Legjendave’, por që shumë shpejtë pritet të ndodh.

Osmani më parë ka luajtur te skuadrat si Vushtrria me të cilët ishte Kampion i Kosovës, Feronikelin e Prishtinën.

Fotografia e K.F. Llapi