Futbollisti i Vala Superligës transferohet atje ku nuk e ka pritur askush (FOTO)

Kreshnik Nebihu është një emër i njohur i futbollit kosovar pasi që është paraqitur në skuadra elitare si Trepça ’89, Drenica, Hajvalia, apo Gjilani, transmeton Gazetaolle.com.

Ai së fundmi ka befasuar me skuadrën e re duke u transferuar në Tajlandë te ekipi Ubon UMT United F.C.

Nga fotografitë e publikuar në rrjetet sociale, mësohet se ai ka arritur marrëveshje me këtë ekip.

Kujtojmë se edhe kosovari tjetër Bajram Nebihi aktivizohet në këtë ekip.

Nebihu luan si mesfushor qëndror. /Gazetaolle.com

Fotografia e Afrim Nebihu  Fotografia e Kreshnik Nebihu