Futbollisti i talentuar njofton largimin nga Vushtrria

Futbollisti nga Skenderaj, Drilon Osmani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Kështu aventura e tij në klubin e Vushtrrisë përfundon pas vetëm disa muajve, pasi ai kaloi te bardhekaltrit gjatë verës.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Vushtrria. Falënderoj trajnerin dhe stafin e tij për bashkëpunimin. Falënderoj tifozë që ishin të mrekullueshëm, si dhe bashkëlojtarët, që u dëshiroj suksese në të ardhmen. Në ditët në vijim do të vendosi për skuadrën e re. Jam i hapur për oferta”, është shprehur Osmani për Gazeta Olle.

Mesfushori 23-vjeçar, më herët ishte pjesë e Drenicës.