Futbollisti i Skënderbeut po transferohet në Spanjë

Futbollisti i Skënderbeut, Dean Liço, do të transferohet te Leganes në Spanjë.

Po kryhen dhe procedurat e fundit, mes klubit të Skënderbeut që zotëron kartonin e lojtarit dhe Leganes, për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm që Liço të zyrtarizohet në skuadrën spanjolle.

Media ka mësuar nga burime të sigurta pranë lojtarit, se 18-vjeçari brenda dy ditësh do të marrë vizën.

Kujtojmë që Dean Liço është pjesë e Skënderbeut B, ndërsa tashmë bëhet e ditur që talenti korçar do të transferohet në Spanjë.