Futbollisti i selektuar në foto sot pritet të ketë një ndeshje speciale ndaj Anglisë

Amir Rrahmani pritet të jetë sot titullar te Kosova në ndeshje ndaj Anglisë.

E ky takim pritet të jetë mjaft special për mbrojtësin kosovar, pasi që do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën dardane, shkruan Gazeta Olle.

Por faqja e Kosovës së Prishtinës në rrjetet sociale ka publikuar një foto e ku shihet Rrahmani si pjesë e tyre në hapat e parë të karrierës.

Rrahmani dihet se ka dalë nga futbolli kosovar, dhe përpos skuadrës së lartcekur ka luajtur edhe te Ramiz Sadiku dhe Drenica.

Më pas 25 vjeçari luajti në Shqipëri e Kroaci para transferimit në Serie A te Hellas Verona./GazetaOlle