Futbollisti i Realit ‘çmend’ tifozët: Më pëlqen më shumë Barça, kam idhull Messin

Real Madrid ditë më parë ka zyrtarizuar Brahim Diaz, i cili erdhi nga Manchester City.

Kur u prezantua tha se tri herë do të zgjidhje Real Madridin. “Është dita më e rëndësishme e jetës time. Vij në klubin, ku kam ëndërruar të luaj që kur kam qenë i vogël. Kur vendosa të largohem nga Mançester Siti, kisha në tavolinë tre opsione. I pari, të luaja për Realin e Madridit, i dyti, të luaja për Realin e Madridit, dhe i treti, të luaja me Realin e Madridit”, deklaroi 19-vjeçari, transmeton Gazeta Olle.

Ndërkohë pas një kërkimi në internet, mediat spanjolle kanë publikuar një intervistë të Diazit në moshën 12-vjeçare, teksa në atë kohë futbollisti ishte pjesë e akademisë së Malaga-s.

Gazetari e pyet se cila është skuadra e tij e preferuar, Reali apo Barcelona dhe Brahim zgjedh këtë të dytën. “Barça është skuadra ime e preferuar. Idhulli? Messi. Dua të bëhem si ai, pak rëndësi ka që jam mesfushor”, thotë Diaz.