Futbollisti i Përfaqsueses së Kosovës, dënohet rëndë në Shqipëri

Komisioni Disiplinor i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar rëndë sulmuesin kosovar të Flamurtarit të Vlorës, Kushtrim Lushtaku.

Drenicasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit me Teutën, derisa Disiplinori e ka dënuar me 7 ndeshje moslojë, shkruan GazetaOlle.com.

Lushtaku ishte përfshirë në një zënkë me lojtarë të Teutës. Ai në Flamurtar kaloi gjatë kësaj vere. /Olle/