Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës merr vlerësime maksimale

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, shkëlqeu në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Lausanne e fitoi ndaj Vaduzit me shifrat 5:0.

Kololli shënoi golin më të shpejtë madje për 22 sekonda. Ai realizoi dy gola në fitoren e Lausannes me rezultat 5:0, raporton Gazetaolle.com.

Për këtë fakt, ai ka zënë vend në përbërjen e javës nga gazeta zvicerane ‘Blick.ch’.

Kjo është përbërja e javës në Superligën e Zvicrës: Anton Mitrjuschkin (Sion), Steve von Bergen (Young Boys), Fulvio Sulmoni (Lugano), Samuele Campo (Lausanne), Benjamin Kololli (Lausanne), Olivier Custodio (Lausanne), Miralem Sulejmani (Young Boys), Yoric Ravet (Young Boys), Matias Delgado (Baseli), Ezgjan Alioski (Lugano) dhe Seydou Doumbia (Baseli). /Olle