Futbollisti i njohur e rrah një person, futet në burg

Eljero Elia vazhdon të shkaktojë skandale. Ish-futbollisti i Werder Bremenit dhe Hamburgut, e ka kaluar një natë prapa grilave.

Futbollisti i cili aktualisht luan me Feynordin në Holandë, është ‘kapur’ nga policia pas një sherri të madh të shkaktuar në qytetin Delf në Holandë, në orët e para të mëngjesit. Mësohet se Elia e ka rrahur një person, transmeton ‘sovrani.info’ nga mediat holandeze.

Kjo është hera e dytë që Elia arrestohet dhe futet në burg nga policia pasi që edhe në vitin 2008 e kishe rrahur një person.