Futbollisti i njohur nga Serie A pëson aksident të ri, shkatërrohet Lambourghini

Bruno Peres ka shpëtuar pa lëndime fizike, raportojnë mediat italiane.

Bruno Peres ka pësuar një tjetër aksident në trafik.

Në ora 5 e 30 të mëngjesit, mbrojtësi i Romës pas rikthimit nga një mbrëje në diskotekë, ka shkatërruar Lambourghinin e tij në zonën Terme di Caracalla.

Për fat, Peres ka shpëtuar pa lëndime fizike, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Por, Roma kësaj radhe mund të vendosë ta gjobis sepse Peres ka pësuar një tjetër aksident në trafik pas atij më 9 nëntor të vitit 2016.

Image