Futbollisti i njohur kosovar fiton trofeun “Burim Hatipi” me ekipin e Policisë së Kosovës

Organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, të premten në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë, u mbajt turneu memorial tradicional në futboll të vogël “Burim Hatipi”.

Në këtë turne morën pjesë 7 ekipe, ndërsa në finale u takuan Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Pas një ndeshje interesante dhe cilësore, në kohën e rregullt rezultati ishte 1:1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive fituese me rezultat të përgjithshëm 4:3 doli Policia e Kosovës, për të cilën luan Sami Geci.

Lojtari më i mirë i turneut u zgjodh Driton Dauti (Policia e Kosovës), portier më i mirë ishte Labinot Hetemi (FSK), ndërsa golashënuesi më i mirë i turneut u shpall Blerim Vilanci (FSK).