Futbollisti i njohur i Llapit, i bashkohet Avdylit te Shkëndija (FOTO)

Portieri Ilir Avdyli është vizituar sot në stërvitjet e Shkëndijës nga futbollisti i Llapit, Valon Zeqiri.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka vizituar ish-bashkëlojtarin e tij, me të cilin kaloi momente të bukura te Llapi në sezonin paraprak, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sigurisht, nuk flitet për ndonjë kalim të Zeqirit te skuadra nga Tetova.

Ai ka rinovuar me Llapin, derisa sot vetëm e ka vizituar Avdylin.

Fotografia e Valon Zeqiri

Llapi së shpejti pritet t’i prezantojë edhe dy prurje të reja po ashtu nga Maqedonia.

Pas një viti pozitiv në vendin e tretë dhe finalist i Kupës, Llapi dëshiron të jetë i fortë edhe në sezonin e ri.

Trajneri Batatina ka paralajmëruar që skuadra do të ruajë boshtin e ekipit, derisa do t’i bëjë edhe disa ardhje.

Llapi edhe në sezonin e ri do të luftojë për trofe.

llapi