Futbollisti i njohur i Juventusit më në fund zbarkon në Torino

Gonzalo Higuain mënë fund ka arritur në Itali për rifillim të stërvitjeve te Juventus.

Sulmuesi argjentinas gjatë ditës së sotme zbarkoi në Torino, ku futbollistët tjerë të skuadrës veçse po stërviten indivudalisht deri me 18 maj, shkruan Gazeta OLLE.

Higuain shënoi 8 gola në 34 ndeshje sezonale para se koronavirus të ndalonte gjithçka.

Kurse, ishte larguar nga Italia më 19 mars, falë testit negativ që kishte pasur pas infektimit të Ruganit.

Ai tani do t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore.