Futbollisti i njohur hap kopsht fëmijësh në qytetin e tij

Qemail Elshani ka filluar të merret edhe me punë biznesi.

Ai ka hapur një kopësht fëmijësh në Drenas.

“I bekuar dhe i privilegjuar që në qytetin e Drenasit realizova një projekt madhështor, hapjen e një kopështi të fëmijëve 06 muaj-6 vjeç për qëndrim ditor, me kushte moderne, të një verzioni më ndryshe se të tjerët”, ka shkruar Elshani në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Ai është nga Drenasi, ndërsa momentalisht luan më Drenicë.

“Falënderoj Zotin, familjen dhe juve miqt e mi, si dhe Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahjen financiare”, ka shkruar tutje Elshani.