Futbollisti i njohur edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Ferizajt

Ferizaj mbetet pa njërin nga futbollistët kryesor të ekipit.

Tashmë që nga sot edhe zyrtarisht, mesfushori dhe ish-kapiteni i ekipit, Egzon Shabani ka ndarë rrugët me ‘Ujqit’, shkruan Gazeta Olle.

Shabani lajmin e ka konfirmuar për gazetën duke thënë se shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.

“Që nga sot nuk do të jem pjesë e Ferizajt edhe zyrtarisht. Kurse, brenda pak ditësh do të bëhem me skuadër të re ku të interesuar për mua janë disa ekipe të njohura”, tha Shabani.

Ky i fundit, kishte pasur disa probleme me trajnerin Bekim Isufi të Ferizajt, ku ishte përjashtuar nga ekipi në gjysmë të stinorit vjeshtor.