Futbollisti i njohur i Paris Saint Germanin, Serge Aurier, është dënuar me dy muaj burgim me arsyetimin se e ka sulmuar një polic vitin e kaluar, nën ndikimin e alkoolit, transmeton Gazetaolle.com nga mediat franceze.
Ai më pari pati probleme edhe me trajnerin Laurent Blanc, pas një video të publikuar në rrjete sociale me ç’rast e kishte ofenduar trajnerin.
Aurier do të paguajë një gjobë prej 700 mijë eurosh dhe shpenzimet gjyqësore 1500 euro.
Burgun nuk do ta mbajë, por do të kryejë punë sociale. /Olle