Futbollisti i Kosovës zgjedhet nga UEFA në top-4 lojtarët me paraqitjen më të mirë mbrëmë

Kosova dje ka pësuar humbjen e parë pas 16 ndeshjes.

Anglia fitoi ndaj Dardanëve me rezultatin 5-3, shkruan Gazeta Olle.

E Valon Berisha ishte futbollisti që shkëlqeu në këtë takim me dy gola të shënuar.

Faqja zyrtare “UEFA EURO 2020” e ka vendosur yllin kosovar në “top4” lojtarët më të mirë të mbrëmjes.

Krahë Berishës ishin edhe emrat si Ronaldo që shënoi katër gola te Portugalia, Sancho që na ndëshkoi dy herë dhe Tosun i Turqisë./GazetaOlle