Futbollisti i Kosovës, shkëlqen me tre gola në miqësoren e sotme

Mesfushori ofanziv i Kosovës, Benjamin Kololli ka shkëlqyer sot në miqësoren te Zurich.

Kololli, në takimin e sotëm ndaj Hallescher, shënoi tre gola, shkruan Gazeta Olle.

Golat, kosovari i shënoi në minutat 6’, 19’ dhe 74’, në fitoren 4:3 të Zurich.

Përveç Kolollit, sot për FC Zurich u paraqitën edhe Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Ndërsa, Hekuran Kryeziu, panvarsisht se është rikthyer nga lëndimi ende nuk është  i gatshëm për ndeshje.