Futbollisti i Kosovës shkakton probleme, e largojnë nga skuadra?

Në statistika, sezoni debutues i Donis Avdijajt te Willem II duket mjaft mirë.

Në 19 ndeshje të zhvilluara për klubin e Eredivisie, ish-anëtari i Sturm Graz ka shënuar tetë gola, gjithashtu ka dhuruar edhe gjashtë asistime.

Me këto statistika, klube të mëdha evropiane janë vënë pas 22-vjeçarit nga Kosova, përfshirë këtu edhe Ajax Amsterdam dhe Feyenoord, shkruan “SPOX”, përcjell Zëri.

Kontrata aktuale e reprezentuesit kosovar me Willem II skadon në verën e ardhshme, por klubi holandez ka opsionin e zgjatjes edhe për një vit.

Por, kjo mbetet në pikëpyetje.

Image

Gazeta holandeze, “Brabant Dagblad” shkruan se Willem II dëshiron ta largojë Avdijajn për arsye disiplinore.

Avdijaj tashmë është në Gjermani dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Por, problem është se afati kalimtar në shumë shtete është i mbyllur dhe tani sulmuesi kosovar e ka të vështirë ta gjejë ndonjë klub tjetër.

Gjithashtu, për arsye disiplinore, Willem II e kishte pezulluar edhe më parë këtë sezon kosovarin, për shkak të një dalje pa leje në hotelin ku po qëndronte skuadra para ndeshjes me Emmen.