Futbollisti i Kosovës i ka punët keq: I tregohet dera e largimit te skuadra e tij

Besar Halimi nuk i ka aspak punët mirë në Danimark te Brondby.

Mesfushori i Kosovës pritet që shumë shpejt të ndryshoi skuadër, shkruan Gazeta olle.

Siç raportojnë mediat daneze, ish-futbollisti i Mainzit pritet t’i jap fund aventurës te skuadra e Niels Frederiksen.

Halimi nuk bën pjesë në planet e Frederiksen që disa javë, derisa në ndeshjen e fundit kundër AGF, ai as që ishte i ftuar.

Ndryshe, në edicionin e kaluar, Halimi kishte bërë 15 paraqitje për Brondbyn në kampionatin elitar danez.

Për Përfaqësuesen e Kosovës, Halimi ishte treguar vendimtar me paraqitjen e tij në mesfushë në ndeshjet e muajit qershor, derisa pritet të jetë krucial edhe në ndeshjet e muajit shtator.